“Infrakosi” fillon projektin për modernizimin e hekurudhave

“Infrakosi” fillon projektin për modernizimin e hekurudhave

16 shkurt 2018 10:43

Grupi i ekspertëve të “INFRAKOSIT” në bashkëpunim me ata të Komunës së Ferizajt të enjten, kanë nisur punën për modernizmin dhe rritjen e sigurisë në hekurudhën e Ferizajt. Kësaj nisme mbështetje të lartë i ka dhënë edhe kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ‘‘INFRAKOS’’, Agron Thaçi.

Komuna nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se në takim përveç ekspertëve të “Infrakosit”, përfaqësuesve të Këshillit konsultativ profesional të fushës së urbanizmit të themeluar nga Komuna e Ferizajt, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, si dhe drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, morën pjesë edhe kryeshefi i “Infrakosit”, Agron Thaçi, si dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme