Arbëri

Graçanica kërkon pronësinë ndaj 11 pronave shoqërore

Descriptive Text

Komunarët e Graçanicës janë në pritje të një përgjigjeje pozitive nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal (MAPL) rreth 11 pronave shoqërore, të cilat Kuvendi i ka shpallur në interes publik.

Në këto prona, sipas tyre, janë ndërtuar institucione publike arsimore, shëndetësore e kulturore. Në një njoftim të Komunës së Graçanicës thuhet se këshilltarët komunalë njëzëri janë pajtuar që këto prona të shpallen në interes publik, shkruan sot Koha Ditore.

“Anëtarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës, kanë miratuar njëzëri propozim-vendimin për shpalljen e 11 parcelave me sipërfaqe të përgjithshme prej 160.000 m2 me interes publik. Parcelat janë në pronësi të ish-ndërmarrjeve shoqërore, të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Parcelat kanë institucione arsimore, kulturore dhe shëndetësore dhe ky vendim ka filluar procesin e kthimit në pronën e Komunës së Graçanicës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.