Veprimtari nga Zvicra Bahri Rexha dhuroi libra në shkollat e Mitrovicës

Veprimtari nga Zvicra Bahri Rexha dhuroi libra në shkollat e Mitrovicës

13 shkurt 2018 15:08

Bahri Rexha, një veprimtar nga Mitrovica i cili jeton dhe punon me vite në Zvcër, është një bamirës i njohur. Ai si përfaqësues Shoqatës “Dora e Vendlindjes”, ka ndihmuar në mënyra të ndryshme institucione dhe qytetarë të Mitrovicës dhe më gjerë.

Bahriu dhe shoqata që ai e përfaqëson, prioritet gjatë grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave i kanë dhënë Librit, literaturës dhe pajisjeve shkollore. Deri tash, bariu në Mitrovicë ka sjell rreth 5.000 libra të fushave të ndryshme, kryesisht në gjuhën angleze, gjermane dhe franceze.

Këto ditë Bahriu ka ardhur nga Zvicra në Mitrovicë për të marrë pjesë në manifestimet për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, edhe kësaj radhe nuk ka ardhur duarthatë, por si zakonisht me libra dhe ndihma të tjera.

Sot ai në Shkollën fillore “A. Z. Çajupi”, ka dhuruar 1010 libra. Drejtoresha e shkollës Melihate Meha, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës, thanë se librat janë dhurata më e mirë që ndokush mund t’ju sjellë atyre.

Bahriu bëri të ditur se libra do të shpërndajë edhe shkollat e Rajonit të Shalës së Bajgorës dhe në disa shkolla tjera të Komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, ai njoftoi se po gjatë ditës së sotme do të shpërndajnë nga një pako me veshmbathje për të gjithë të strehuarit në shtëpinë e pleqve në Skenderaj dhe Gurakoc të Istogut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme