KDI vlerëson transparencën e Rahovecit

KDI vlerëson transparencën e Rahovecit

09 shkurt 2018 15:25

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media ka publikuar “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë Komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë), njofton kumtesa komunale.

Naim Cahani zyrtar i KDI-s, gjatë konferencës prezantoi metodologjinë ku tha se “matja e transparencës së Komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës Komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat Komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun. Secila nga katër shtyllat përmban gjithsej 11 indikatorë.

Në bazë të gjeturave të këtij indeksi me 44 indikatorë në katër fushat bazike të qeverisjes lokale, të matur për periudhën janar-dhjetor 2017, del se Komuna e Rahovecit ka qenë Komuna me transparencën më të madhe nga gjatë Komunat e matura me 84.2 % të transparencës. Pastaj radhiten Komuna e Malishevës (77.4 % të transparencës), Komuna e Prizrenit (67.1% të transparencës), Komuna e Suharekës (65.7 % të transparencës), Komuna e Dragashit (62.9 % të transparencës) dhe Komuna e Mamushës me (27.8 % të transparencës).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme