Masa disiplinore ndaj  mosrespektuesve të orarit të punës

Masa disiplinore ndaj mosrespektuesve të orarit të punës

09 shkurt 2018 14:32

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nëpërmjet një “urdhërese të brendshme”, ka kërkuar nga të gjithë zyrtarët publikë që të respektojnë orarin e punës.

Ndryshe ai ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj të gjithë atyre që i shkelin obligimet që dalin nga marrëdhënia e punës. Ky dokument, që është nënshkruar më 6 shkurt nga kryetari Veliu, nuk figuron në ueb-faqen e Komunës e as në llogarinë e rrjetit social të kreut komunal, por gjatë ditës së enjte ka qarkulluar në rrjetin social Facebook. Zyrtarët komunalë nuk e kanë komentuar, pasi kanë thënë se është urdhëresë interne që nxirret për personelin e brendshëm, shkruan sot Koha Ditore.

E kryetari i Komunës së Podujevës nëpërmjet këtij dokumenti ka thënë se është bërë dukuri mungesa e punëtorëve gjatë orarit të punës..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme