Therjet ilegale të kafshëve ndotin Lumëbardhin

Therjet ilegale të kafshëve ndotin Lumëbardhin

09 shkurt 2018 13:30

Therjet e kafshëve jashtë hapësirave të licencuara, janë bërë një problem për lumin e Pejës. Pothuajse çdo ditë nga tubacionet e kanalizimeve në Lumbardhë derdhet gjaku i kafshëve të therura.

Kjo dukuri ka kohë të gjatë që vazhdon, por askush nuk e ndalon nga institucionet përgjegjëse. Në mungesë të një veprimi të rreptë nga cilido institucion, kasapët vazhdojnë praktikën e njëjtë. Për këtë veprim ka reaguar shoqata e peshkatarëve “Trofta”, shkruan sot Koha Ditore.

“Çdo derdhje anësore në lumë është e dëmshme për krejt speciet që jetojnë në ujë. Edhe gjaku është i keq për të gjithat, sepse shkaktohen sëmundje. Në atë pjesë komuna duhet të bëjë një zgjidhje”, thotë Eroll Grapci, kryetar i kësaj shoqate të peshkatarëve.

Gazeta i ka kontaktuar të enjten disa kasapë në atë lokacion, që gjendet në lagjen e quajtur “Taphane” dhe përgjatë lumit nga aty e deri poshtë të ish-tregu i gjelbër, por ata sikur “nuk” e dinin se kush po e bën atë ndotje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme