Zyrat e gjendjes civile të dy fshatrave prej 2 vjetësh, jofunksionale

Zyrat e gjendjes civile të dy fshatrave prej 2 vjetësh, jofunksionale

09 shkurt 2018 12:31

Përfaqësues të Qeverisë lokale të Prizrenit e kanë vlerësuar të rëndë gjendjen në zyra të vjetra të gjendjes civile në fshatrat Gjonaj dhe Lubizhdë.

Në të njëjtën kohë kanë akuzuar ish-drejtuesit e dikasterit të Administratës për mosrealizimin në tërësi të projekteve për zyrat e reja të gjendjes civile në këto fshatra, ani pse janë shpenzuar mjete nga buxheti komunal për këtë destinim, shkruan sot Koha Ditore.

“Ndërtimi i këtyre 2 zyrave në Gjonaj dhe Lubizhdë, ka përfunduar në vitin 2016, por kontratat kanë mbetur të parealizuara si pasojë e neglizhencës së Drejtorisë së Administratës së kaluar. Për Zyrën e gjendjes civile në Lubizhdë, Komuna ka obligime rreth 5.000 euro, ndërsa për Zyrën e gjendjes civile në Gjonaj, i ka kryer të gjitha obligimet financiare, por ajo nuk funksionon, sepse nuk është bërë pranimi teknik nga organi mbikëqyrës”, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pas vizitave të realizuara në këto 2 lokalitete në shoqëri të bashkëpunëtorëve të tij...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme