Arbëri

Lejet ndërtimore, peng i Planit Zhvillimor Komunal

Descriptive Text

Ekzekutivi i ri i Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje që në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe organet e drejtësisë ta tejkalojë situatën e rëndë të krijuar si pasojë e masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Sipas tyre, pezullimi i PZHK-së i pamundëson Prizrenit që të lëshojë leje ndërtimore, që për pasojë sjell dëme për interesin publik përkatësisht qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Në një konferencë shtypi, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Qeveria e re lokale ka gjetur një vendim të gjyqësorit, lidhur me padinë e Hekurudhave të Kosovës ndaj Komunës së Prizrenit, si pasojë e së cilës ndër të tjera është pezulluar PZHK-ja...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.