Dymbëdhjetë shkollarë të mesëm ndërpresin mësimin shkaku i transportit

Dymbëdhjetë shkollarë të mesëm ndërpresin mësimin shkaku i transportit

09 shkurt 2018 10:31

Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka ndërprerë transportin falas për nxënësit e fshatit Debëlldeh me arsyetimin se nuk kanë mjete buxhetore. Kësisoj 12 nxënës të shkollave të mesme prej afro një muaji kanë ndërprerë procesin mësimor.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, komuna nuk ka buxhet, porse sigurimin e transportit për këta nxënës nuk e ka obligim ligjor, shkruan sot Koha Ditore.

Qahil Sinani, drejtor i Arsimit në këtë komunë, deklaron se ata shpenzojnë 15 mijë euro për sigurimin e transportit falas për nxënësit e shkollave fillore dhe sipas tij komuna nuk ka mjete buxhetore për sigurimin e transportit falas edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Ai thotë se vitin e ardhshëm shkollor do të mundohen që të sigurojnë mjete financiare për nxënësit e këtij fshati...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme