Show në Kuvendin Komunal të Drenasit, akuza e kundër-akuza

08 shkurt 2018 19:31

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Drenasit e thirrur nga opozita, për shkelje të akteve juridike nga udhëheqësit e Komunës.

Megjithatë, gjatë 1 ore debat, me kërkesë të pozitës se a do të vazhdojë apo jo mbledhja, opozita dhe kryetari i komunës, gjatë tërë kohës i kanë përmendur njëri-tjetrit shkeljet e ndryshme gjatë seancave.

Opozita ka përmendur një varg shkeljesh që pretendon se i ka bërë kryetari Lladrovci, sikurse ndërprerja e kontratave për punëtorët e sektorit publik dhe punësimi në baza partiake.

Mirëpo, i pari i Drenasit i ka mohuar akuzat duke thënë që jep llogari, por vetëm atëherë kur ta ketë materialin se për çka do të diskutohet në mbledhje.

E Xhavit Drenorit nga Vizioni për Drenasin i është ndërprerë fjala disa herë.

Për këtë ai niste fjalimin nga e para.

Në këtë mbledhje u përmend edhe mosfinancimi për transmetimin e seancave të Kuvendit në televizionet lokale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme