Mitrovica nderon të rënit për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Mitrovica nderon të rënit për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

17 shkurt 2017 17:25

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë, kanë filluar agjendën e tyre me vënien e buqetave me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pas vënies së kurorës, Bahtiri ka bërë nderime tek varri i secilit dëshmorë, ku familjarëve të tyre që ishin aty, ua ka urua Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Jo vetëm ju familjarë të nderuar, por të gjithë qytetarët e komunës dhe të Kosovës janë krenarë me bijtë tuaj që nuk kursyen gjakun e tyre për çlirimin nga pushtuesi dhe për të na pru lirinë që ne sot po e gëzojmë”, tha Bahtiri.

Nga varrezat e dëshmorëve në Shipol, Bahtiri me bashkëpunëtorë ka shkuar edhe në Prekaz, ku ka bërë homazhe dhe ka vendos lule të freskëta në varrezat e atyshme të dëshmorëve.

Image

Në Prekaz ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i uroj Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe sukses në drejtimin e komunës.

Pas kësaj ata u pritën në Kullën e Jasharajve nga Murat Jashari.

“Familja emblematike e komandantit legjendar Adem Jashari, sot është familja më e nderuar dhe e respektuar në tërë shqiptarinë. Jo vetëm në luftë, por edhe pas saj, me qëndrimin tuaj i keni bërë të gjithë shqiptarët që të krenohen me juve dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera Bahtiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme