Qeveria mbështet Malishevën me me dy projekte

Qeveria mbështet Malishevën me me dy projekte

08 shkurt 2018 14:20

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani sot ka vizituar komunën e Malishevës, me ç’rast takoi kryetarin e komunës Ragip Begaj, dhe biseduan për klimën biznesore dhe për dy projekte në fushën e biznesit që do të realizohen shumë shpejt me mbështetjen e MTI-së, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Begaj tha se janë zotuar për dy projekte madhore, njëra prej tyre zona ekonomike dhe beson se Malisheva do të jetë e favorshme për biznese.

Ministri Hasani tha se prej sot Malisheva do t’i ketë dy projekte madhore, inkubatori për biznese dhe Zona Ekonomike. Këto projekte do të jetë mbi tre milionë euro.

“Edhe Malisheva dhe gjithë bizneset e Kosovës po presin lajme të mirë për mbështetjen e prodhimeve vendore”, tha ministri Hasani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme