Dënohet me burgim drejtori i Arsimit në Gjilan

Dënohet me burgim drejtori i Arsimit në Gjilan

08 shkurt 2018 11:02

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04 të vitit 2016.

Gjatë procesit gjyqësor, drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marrë si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Image
Image
Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme