Kuvendi  shfuqizon vendimin e vet pas  interpretimit ligjor

Kuvendi shfuqizon vendimin e vet pas interpretimit ligjor

08 shkurt 2018 12:31

Është vlerësuar në mospërputhje ligjore nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal vendimi i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës për themelimin e Komitetit të Politikës dhe Financave (KPF).

Ky Kuvend në muajin dhjetor të vitit të kaluar e kishte themeluar KPF-në në përbërje prej 6 anëtarësh. Ndërkohë që duhej t’i kishte 7, ashtu siç përcaktohet në Udhëzimin administrativ (MAPL) Nr.03/214 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në Komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rast, MAPL-ja i ishte drejtuar me një shkresë kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha dhe kryesueses së Kuvendit Komunal, Vjollca Konjusha, për çështjen e themelimit të KPF-së...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme