Arbëri

Shtrati i lumit Morava peng i zotimit të Ministrisë së Mjedisit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është zotuar se do të investojë në rregullimin e shtratit të lumit Morava e Binçës me vlerë prej afro 1 milion e 450 mijë eurosh.

Me këto investime parashihen të rregullohen 60 kilometra të shtratit të lumit që fillon nga Komuna e Vitisë dhe përfundon te zona e Dheut të Bardhë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i ka deklaruar se kanë marrë njoftimin zyrtar se investimi do të ndodhë, por sipas tij Ministria e Mjedisit nuk ka precizuar se kur do të nisë implementimi i projektit të rregullimit të shtratit të lumit Morava. Ai thotë se duhet të nisë urgjentisht me implementimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Morava, ngase vërshimet brenda qytetit që kanë ndodhur këto ditë sipas tij kanë dëshmuar rrezikshmërinë e daljes së ujërave nga shtrati...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.