Qendra Kryesore Mjekësore prej një muaji pa insulina

Qendra Kryesore Mjekësore prej një muaji pa insulina

08 shkurt 2018 10:38

Prej më shumë se një muaj Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj po përballet me mungesë të insulinës, me mungesë të barnave esenciale dhe të materialeve shpenzuese që duhet të furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtuesit e QKMF-së tashmë i kanë dërguar edhe një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që furnizimi me insulinë të bëhet me urgjencë derisa 800 pacientë nga Ferizaj janë të pritje të këtij medikamenti, mirëpo nuk marrë ndonjë përgjigje konkrete, shkruan sot Koha Ditore.

Pacientët kanë thënë se QKMF-ja duhet të angazhohej për t’i siguruar barnat esenciale të cilat shpërndahen falas nga Ministria e Shëndetësisë...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme