Muharremaj u premton paga dhe pajisje punëtorëve të “Ekorajonit”

Muharremaj u premton paga dhe pajisje punëtorëve të “Ekorajonit”

07 shkurt 2018 11:54

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, të martën ka vizituar njësinë operative në Suharekë të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ekorajoni”. U ka kërkuar punonjësve angazhim të shtuar për të siguruar një mjedis të pastër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, në kuadër të diskutimeve me punëtorët e kësaj njësie, Muharremaj është zotuar se do të angazhohet për të siguruar pagesa dhe pajisje të mira për ta.

”Kërkoj që ju të angazhoheni më shumë në punë, kërkoj ambient të pastër, kudo në çdo hapësirë, në qytet, në fshat dhe në rrugë. Ju duhet të punoni dhe të jeni shembull, ndërsa unë do të angazhohem që të paguheni mirë dhe të keni pajisje më të mira”, ka thënë kryetari Muharremaj, sipas komunikatës së ZI-së. Ai gjatë kësaj vizite disa herë ka potencuar se prioritet numër një do të jetë mjedisi i pastër dhe i rregulluar mirë.

Nga ana tjetër, disa nga punëtorët e “Ekorajonit”, sidomos ata që janë të angazhuar drejtpërdrejt në pastrim kanë shprehur ankesat dhe shqetësimet e tyre që lidhen me punët e përditshme. Sipas komunikatës së ZI-së, ata “kanë marrë premtimin nga kryetari se nëse punojnë mirë, do të shpërblehen mirë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme