Aliu kërkon ndihmën e “Infrakosit” për zhvendosjen e hekurudhës Foto: Koha

Aliu kërkon ndihmën e “Infrakosit” për zhvendosjen e hekurudhës

07 shkurt 2018 11:04

Kreu komunal i Ferizajt, Agim Aliu, në takim me kryeshefin e ndërmarrjes “Infrakos”, Agron Thaçi, ka kërkuar mbështetje për zhvendosjen e hekurudhës, e cila e ndan në dysh Ferizajn, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo është pronë dhe pasuri nacionale dhe do të shqyrtohet mundësia, siç kemi biseduar edhe me kryeministrin Haradinaj, ku kemi edhe mbështetjen e tij që të zhvendosim trasenë e hekurudhës, që ka të bëjë më transportimin e mallrave”, ka përfunduar kryetari Aliu.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për hekurudhën, e cila e identifikon Ferizajn.

“Origjina e Ferizajt është hekurudha dhe zhvillimi ekonomik është hekurudha, dhe e gjithë biseda që ne kemi pasur ka qenë që t’i kushtohet edhe më shumë rëndësi Ferizajt dhe që Komuna jonë të përfitojë edhe më shumë nga hekurudhat, por hekurudha ndonjëherë ka qenë edhe pasiguri për qytetarët dhe ne tashmë e dimë faktin që ka pasur shumë jetë të humbura, ka pasur shumë aksidente me fatalitet përgjatë segmentit hekurudhor që kalon në pjesën qendrore të Ferizajt dhe sigurisht që në diskutuam edhe për këtë çështje, pavarësisht faktit që tashmë kemi një projekt me BERZH-in, që pjesa e Ferizajt nuk është trajtuar, dhe pikërisht e biseduam me kryeshefin që të trajtohet pjesa e segmentit që lidhet me Ferizajn”, ka theksuar kryetari Aliu, njofton Zyra për informim në Komunën e Ferizajt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme