Zvarritet kompletimi i qeverisë së re në Podujevë

Zvarritet kompletimi i qeverisë së re në Podujevë

07 shkurt 2018 10:42

Zvarritet kompletimi i Ekzekutivit të ri i dalë pas zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar në Podujevë. Vetëm dy drejtorë janë emëruar deri tashti nga kryetari i Komunës, Agim Veliu.

Edhe pse kanë kaluar gati 3 muaj pas balotazhit të muajit nëntor, në Ekzekutivin e kësaj komune deri tashti janë rizgjedhur vetëm dy drejtorë në postet që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa, të gjitha drejtoritë e tjera vazhdojnë të mos kenë menaxherët e tyre. Vetëm drejtori i Buxhetit dhe Financave, Isuf Latifi, thuajse nuk e ka ndërprerë mandatin pas muajit dhjetor.

Ndërsa, ai i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi, është emëruar të hënën.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se emërimi i drejtorëve është proces që po vazhdon. Zëdhënësi, Nazmi Elezi, ka thënë se deri tashti është emëruar nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë në po të njëjtin post edhe në mandatin e kaluar. Pra, në tri emërimet e para nuk ka ndryshim në emra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme