Policia largon lypësit nga Suhareka Foto: Koha / ilustrim

Policia largon lypësit nga Suhareka

07 shkurt 2018 10:15

Komuna e Suharekës ka njoftuar se të martën në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore ka realizuar aksionin për largimin e lypsarëve në qytet.

Në njoftimin e Zyrës komunale për informim thuhet se të martën është ditë tregu në Suharekë, dhe se si pasojë e frekuentimit më të lartë të qytetarëve në qytet vërehet edhe prania e shtuar e lypsarëve, që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Suharekës, në bashkëpunim me Qendrën e Punës Sociale në Suharekë dhe me asistim të policëve të Stacionit të Policisë në Suharekë, kanë organizuar aksionin për largimin e lypsarëve.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Sala Bytyçi dhe drejtori i QPS-së në Suharekë, Sami Rrakaqi, kanë caktuar dy zyrtarë të shërbimeve sociale të QPS-së, të cilët me asistimin edhe të policëve i kanë evidentuar lypsarët, të cilët ishin nga komunat e tjera”, thuhet në komunikatën e ZI-së. Sipas këtij njoftimi, aksione të kësaj natyre do të organizohen edhe në të ardhmen, si për largimin e lypsarëve ashtu edhe mbrojtjen e fëmijëve që ditëve të tregut angazhohen në punë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme