Pacientët e dializës në Pejë prej 5 muajsh pa injeksion të pasqyrës së gjakut Foto: Koha

Pacientët e dializës në Pejë prej 5 muajsh pa injeksion të pasqyrës së gjakut

07 shkurt 2018 09:45

Në repartin e hemodializës në Spitalin Rajonal të Pejës, çdo ditë e më shumë janë duke u rritur shqetësimet i pacientëve të hemodializës për mungesën e injeksionit të pasqyrës së gjakut, që u jepet atyre çdoherë kur marrin terapinë.

Pacientët ankohen se që nga muaji shtator janë duke e blerë vetë këtë medikament të listës esenciale, që duhet të sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Këtë injeksion jemi duke e blerë vetë nga shtatori, për shkak se Ministria nuk është duke na i siguruar. E meqë nuk ka injeksione nga Ministria, dhe po duhet vetë me ble, edhe çmimi i tyre është dyfishuar nëpër barnatore. Prej 6 eurosh tash janë bërë 15 euro. Është bërë edhe vështirë me i gjet të mira”, ankohet pacienti, Gëzim Kukleci nga fshati Isniq i Deçanit.

Aktualisht, siç thotë shefi i këtij reparti, Demë Nikçi, janë 96 pacientë nga Peja dhe komunat përreth që e shfrytëzojnë këtë qendër mjekësore për marrjen e terapisë së hemodializës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme