Vetëvendosje thotë se janë sulmuar zyrat e saja në Kamenicë

Vetëvendosje thotë se janë sulmuar zyrat e saja në Kamenicë

06 shkurt 2018 15:44

Vetëvendosje ka njoftuar se sot në mëngjes persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar zyrat e partisë në Kamenicë.

“Aktivistët, i kanë gjetur sot zyrat në një gjendej me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë”, ka njoftuar Vetëvendosje që thotë se kjo s’po ndodhë për herë të parë.

Vetëvendosje e ka vlerësuar këtë dëmtim si krejtësisht politik.

“Por as ky, as ata të mëhershmit nuk e kanë zmbrapsur as trembur Lëvizjen dhe aktivistët e saj. Dëmtimi i zyrave është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik”, thuhet më tej në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme