Lushtaku u përgjigjet akuzave të Jasharit, reagon edhe VV

Lushtaku u përgjigjet akuzave të Jasharit, reagon edhe VV

06 shkurt 2018 14:48

Ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku u është përgjigjur akuzave që ia ka bërë sot kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari.

Jashari gjatë ditës ka hedhur akuza të rënda ndaj Lushtakut duke e akuzuar për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte kryetar komune, por nuk ka lënë pa ia përmendur edhe kohën e luftës. Jashari ka thënë se në vitin 1998 Sami Lushtaku ia kishte lënë vet babanë dhe axhën e tij, Hamëz dhe Adem Jashari.

“I ri ka qenë Bekimi atëherë nuk i di disa gjëra”, tha Lushtaku për KosovaPress duke shtuar se tashmë Bekim Jashari duhet të merret me punët e komunës dhe jo me gjëra tjera.

Jashari kërcënon me drejtësi ish-qeverisjen e Skenderajt për pronat e uzurpuara

Ndërsa sa i përket keqpërdorimeve që i ka përmendur Jashari, Lushtaku tha se nëse kryetari i komunës ka fakte të gjitha le t’i deponojë në Prokurori dhe se për këto siç tha do të ndihej shumëi lumtur.

“Mu më kishin bë nder të madh nëse e bën këtë punë sepse jam i gatshëm të përgjigjem në çdo rast”, tha Lushtaku.

Duke folur në lidhje me bojkotimin e seancës që Jashari ka thënë se ia ka bojkotuar PDK-ja, Lushtaku tha se PDK në Skenderaj nuk miraton secilin propozim që merr kryesuesja, e cila ditë më parë është përjashtuar nga partia për shkak të mosbindjeve të parimeve të partisë.

PDK e kishte përkrahur Jasharin në garën për kryetar e që siç thotë Lushtaku i kanë dhënë mbështetje të plotë dhe se ka respekt si për familjen e tij por edhe për të.

Reagim për deklaratat e fundit të Jasharit ka pasur edhe Vetëvendosje në Skenderaj.

“Nëse për asgjë tjetër, për faktin se sot u zbulua një e vërtetë e madhe, ia vlejti mos pjesëmarrja jonë në seancë. Pas 18 vitesh Bekim Jashari deklaroi: ‘Mua nuk më befason sabotimi i Sami Lushtakut, sepse ai e kishte sabotuar edhe babain dhe axhën tim në luftë’. Po ashtu, u vërtetua edhe deklarimi ynë që nga fillimi i fushatës se PDK po e pengon Bekim Jasharin, edhe këtë të vërtetë z. Jashari e pohoi sot”, thuhet në reagim të kësaj partie.

Vetëvendosje thotë se arsyeja për mospjesëmarrje sot në seancë lidhet me faktin se në seancën e shkuar u është ofruar në rend dite si informatë çështja e parkut të biznesit, por “papritmas, kjo çështje u shndërrua në ‘propozim vendim’".

"Këtë gjë ne e kishim kundërshtuar më anë të një shkrese drejtuar kryesueses me datë 29.01.2018 ku kërkonim që kjo pikë e rendit të ditës të mbetej në një seancë tjetër. Seanca u ndërpre me 30.01.2018 në mungesë kuorumi, dhe sot pa ndryshuar asgjë substanciale dhe pa na u ofruar asnjë informacion shtesë u tentua të vazhdohet seanca e ndërprerë. Ne nuk e dimë pse tërë kjo ngutje, nuk e dimë pse gjithë ky sulm, kur kjo çështje do të mund të kalohej në seancën e radhës, normalisht duke na dhënë informacionet shtesë që ne kërkojmë dhe që kemi të drejtë t’i dimë e t’i shqyrtojmë, njëjtë edhe qytetarët e Skenderaj dhe opinioni publik në tërësi”, thotë VV-ja.

Vetëvendosje ka thënë se ka të dhëna që po bëhen shumë shkelje në lidhje me projektin e Parkut të Biznesit dhe ka kërkuar pa kushte sqarime e transparencë nga Jashari.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme