Arbëri

Anulohet për të dytën herë konkursi për 18 infermierë

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK) për herë të dytë e ka anuluar konkursin për punësimin e 18 infermierëve dhe 3 punëtorëve teknikë në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Anulimi i fundit për infermierë është bërë për shkak të zvarritjes së procedurave për shpalljen e rezultateve. Ndërkaq për punëtorët teknikë për shkak se nuk janë respektuar udhëzimet administrative në gjuhën serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Në një shkresë të SHKUK-së, dërguar Spitalit Rajonal në Ferizaj të cilën e ka siguruar KD-ja, midis të tjerash thuhet se të gjitha konkurset e Spitalit Rajonal të Ferizajt duhet të ndërpriten deri në një vendim tjetër...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.