Arbëri

LVV e PDK duan sqarime për zhdukjen e dosjeve në Zyrën e prokurimit

Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja vlerësojnë se qeverisja lokale e Gjilanit që drejtohet nga kryetari Lutfi Haziri po tregon papërgjegjësi rreth çështjeve të interesit publik, siç është rasti i zhdukjes së dosjeve nga Zyra komunale e prokurimit.

Këto subjekte deklarojnë se do të kërkojnë sqarime në KK në seancën që do të mbahet për mënyrën sesi janë zhdukur dosjet nga Arkivi e prokurimit dhe si është bërë e mundur që një organizatë joqeveritare të vendosej në Zyrën e arkivit të prokurimit dhe të zhvillonte aktivitetin ku edhe janë zhdukur dosjet tenderit me 2 raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të kompanisë së mbeturinave “Higjiena”, shkruan sot Koha Ditore.

Riza Abdyli, shef i GK të PDK-së thotë se ngritja e aktakuzës për shefin e prokurimit, Salih Kqiku, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për kryerjen e veprës penale të asgjësimit, apo fshehjes së materialit arkivor për këtë rast i takon çështjes së drejtësisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.