KFOR-i pajis FSK-në me material sanitar dhe me mjete kampimi

KFOR-i pajis FSK-në me material sanitar dhe me mjete kampimi

03 shkurt 2018 10:34

Kontingjenti gjerman i KFOR-it, të premten, i ka dorëzuar Forcës së Sigurisë së Kosovës material sanitar dhe pajisje të Kampit Fushor në Prizren.

Këto materiale e pajisje, përfshirë disa automjete transportuese kanë qenë pjesë e spitalit ushtarak në këtë kamp.

Në një ceremoni të mbajtur në Kampin Fushor, gjeneralbrigade Ralf Hoffmann, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s bashkë me komandantin e Kontingjentit të 48-të gjerman të KFOR-it, nënkolonel Hans Jürgen Elsen, i kanë ia dorëzuar materialet dhe pajisjet komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas ushtarakëve gjermanë dhurimi i këtij materiali për pajisjen e spitalit të ardhshëm të FSK-së në Prishtinë është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme midis Bundeswehr-it gjerman dhe FSK-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme