Opozita akuzon Komunën për shpërdorim subvencionesh në bujqësi

Opozita akuzon Komunën për shpërdorim subvencionesh në bujqësi

03 shkurt 2018 09:32

Këshilltarët e partive opozitare kanë akuzuar pushtetin e Fushë-Kosovës se i ka subvencionuar edhe ata që nuk merren fare me bujqësi e blegtori. Sipas tyre Komuna i ka subvencionuar me lopë edhe ata që jetojnë në banesë, me makina mjelëse pa pasur lopë e me serra pa pasur as oborr.

Këto akuza këshilltarët komunalë të opozitës i kanë bërë në mbledhjen e fundit të KK-së kur po diskutohej për propozimin për lejimin e shpenzimit të mjeteve financiare nga kodi i bashkëfinancimit për subvencione në bujqësi për vitin 2018. Fillimisht drejtori i Bujqësisë..., Mehmet Gërguri, e ka treguar shumën e mjeteve që është bartur nga vitit i kaluar, atë të paraparë për këtë vit dhe për shumën e participimit të fermerëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa, shefi i GK të PDK-së, Naser Grajçevci, ka thënë se ndarja e mjeteve për subvencione në bujqësi është jashtëzakonisht e nevojshme për bujqit. Por, ka pasur vërejtje në mënyrën e shpërndarjes në të kaluarën. Ka thënë se mënyra e njëjtë e subvencionimit të pulave e kultivatorëve nuk është as kreative e as dobiprurëse për fermerët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme