Arbëri

Afaristët të pakënaqur me fondin e granteve për biznese

Descriptive Text

Në kuadër të promovimit të skemës së granteve “Programi i zhvillimit rajonal i balancuar”, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka mbajtur të enjten në Pejë një sesion informues me përfituesit potencialë, me qëllim të informimit lidhur me këtë program dhe mundësitë e aplikimit.

Në këtë takim të mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, për të gjitha komunat perëndimore të vendit, interesimi për këto grante ishte i madh nga pronarët e bizneseve të vogla dhe të rinjve që kishin ide për të hapur biznese të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë program e ka shpalosur para tyre ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, sipas të cilit kjo skemë e granteve u dedikohet ndërmarrësve të rinj dhe bizneseve të vogla ekzistuese...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.