Arbëri

Qyteti i Gjenevës përkrah kooperativën e grave të Krushës së Madhe

Projekti për përmirësimin e kushteve të punës për gratë e angazhuara në kooperativën bujqësore “Krusha” të Krushës së Madhe në Rahovec dhe punësimin e mëtejmë të tyre është realizuar të enjten në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale dhe atyre të Gjenevës së Zvicrës, qytet ky i cili ka financuar realizimin e tij.

Krahas mbështetjes për punën e punësimin e grave të Krushës, projekti në fjalë ka mundësuar edhe rritjen e hapësirës gjatë kohës së ushqimit për punëtoret në kooperativë, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra për Informim e Komunës së Rahovecit ka bërë të ditur se një delegacion nga “Qyteti Ndërkombëtar i Gjenevës në Zvicër në përbërje nga Sandrine Salerno-nënkryetare e Gjenevës, Remy Buri, ish-president, tani këshilltar, Gregoire Carasso dhe Sami Gashi, këshilltar, Himena Puentes-financiere dhe Valentina Wenger, bashkëpunëtore personale, kanë vizituar Komunën e Rahovecit, përkatësisht kooperativën bujqësore “Krusha””, dhe se janë pritur në takim nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.