Arbëri

Autoambulanca e amortizuar refuzohet nga pacientët me dializë

Descriptive Text

Pacientët e dializës nga Komuna e Deçanit tri herë në javë vijnë në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë terapinë që ata i mban në jetë. Ata transportohen me një autoambulancë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Deçanit, e cila është në gjendje jo të mirë teknike.

Sipas pacientëve, përveç mungesës së ngrohjes në të, sa herë bie shi pikon brenda automjetit. Të martën ishin shtrirë në repartin e dializës të Spitalit rajonal të Pejës 10 pacientë nga Komuna e Deçanit për të marrë terapinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, vetëm dy prej tyre u panë që hipën në atë autoambulancë dhe u larguan nga spitali. Të tjerët preferojnë transportin privat, e madje në mesin e tyre kishte edhe pacient që vinte për terapi edhe me taksi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.