Arbëri

Konfirmohet ligjshmëria e vendimit për kryesuesin e Kuvendit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmes një shkrese, këtë vlerësim, MAPL-i ia ka bërë të ditur edhe kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, dhe kryesuesit të KK-së, Afrim Dina.

Në shkresën zyrtare të MAPL-it theksohet se ky dikaster qeveritar ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin për zgjedhjen e kryesuesit të KK-së së Rahovecit, i cili akt qe miratuar në seancën e mbajtur më 20 janar 2018...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.