Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi në mes qyteteve të binjakëzuara, përkatësisht Komunës së Ferizajt dhe Bashkisë së Shkodrës, ndërveprimi ekonomik e tregtar si dhe rritja e intensitetit të bashkëveprimit në aktivitetet kulturore mes Ferizajt dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari Aliu me këtë rast falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën në Komunën e Ferizajt dhe ofrimin e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në ato ekonomike dhe kulturore.
Në anën tjetër ambasadori Minxhozi ka uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke shprehur gatishmërinë e plotë të shtetit shqiptar që të avancoj edhe më shumë mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok në mes dy vendeve.