Arbëri

Dështimi i kamerave të sigurisë në Prizren vështirëson hetimin e veprave penale

Descriptive Text

Komuna e Prizrenit gjatë viteve të kaluara ka investuar mjete të konsiderueshme në instalimin e kamerave vëzhguese të sigurisë, të cilat me kalimin e kohës kanë dalë jashtë funksionit dhe si pasojë nuk po e ofrojnë ndihmën e duhur për organet e hetuesisë në zbulimin e veprave penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas zyrtarëve policorë që e kanë ngritur shqetësimin në këtë drejtim, së fundmi edhe drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit kanë konfirmuar mosfunksionim e kamerave vëzhguese të sigurisë në qytet.

Madje kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala, këtë çështje e ka veçuar si një nga sfidat punën e organeve të hetuesisë dhe të ndjekjes gjatë vitit të kaluar.

“Kemi pasur telashe me mosfunksionimin e kamerave në qytet. Ato nuk kanë funksionuar dhe shumë pak na kanë ndihmuar në hetimin dhe zbulimin e veprave penale që kanë ndodhur në qytetin tonë”, ka thënë Shala, gjatë raportimit për punën vjetore të Prokurorisë Themelore të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)