Arbëri

Fushë-Kosova synon riorganizimin e institucioneve parashkollore

Komunarët e Fushë-Kosovës synojnë të rregullojnë çështjen e organizimit e menaxhimit të çerdhes publike “Gëzimi ynë” dhe kopshteve në këtë qytet nëpërmjet një projektrregulloreje të re, e cila është vënë në diskutim publik.

Me këtë projektrregullore për punën e institucioneve parashkollore, përcaktohen punët dhe detyrat në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të parashihen që nga pagesat që duhet të bëjnë prindërit që i dërgojnë fëmijët aty, përgjegjësitë e institucionit dhe të prindërve që kanë kundrejt institucioneve parashkollore lidhur me edukimin e fëmijëve të tyre.

Në një njoftim të Komunës së Fushë-Kosovës thuhet se diskutimi publik për Projektrregulloren, për punën e institucioneve parashkollore, është i hapur nga data 16.03.2017 deri më 29.03.2017. Ndërsa, takimi publik do të mbahet më 23 mars në orën 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.