Arbëri

Në Pejë vështirë të orientohesh, mungojnë tabelat orientuese

Në të gjitha hyrje-daljet e Pejës, si dhe brenda qytetit, mungojnë tabelat orientuese që e ndihmojnë vizitorin në Pejë të lëvizë dhe të orientohet në drejtimin e dëshiruar.

Me vështirësi të orientimit përballen çdo ditë qytetarët e komunave të tjera që vijnë në Pejë, të cilët në mungesë të këtyre tabelave orientuese duhet t’i njohin mirë rrugët e Pejës që të lëvizin pa humbur rrugën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto vështirësi në fillim i ka pasur edhe qytetari nga Prishtina, Arianit Hasangjekaj, që shpërndan mall edhe në Pejë për një kompani nga kryeqendra. “Për ata që nuk e njohin qytetin e Pejës është goxha problem të orientohesh në hyrje dhe për të dalë nga Peja”, thotë Hasangjekaj.

Të vetmet tabela që janë vendosur, janë ato që orientojnë vizitorin kah objektet kulturore, ato të kultit dhe për disa pika turistike.

“Sa i përket shenjave orientuese në qytetin e Pejës ka mungesa të tyre. Ekzistojnë disa, por ka pasur edhe vërejtje për mungesën e këtyre shenjave orientuese si për Grykë të Rugovës dhe drejtime tjera”, thotë Drejtori i Financave, Jeton Abazaj. Tash Komuna planifikon që të përfshijë edhe vendosjen e tabelave orientuese në kuadër të tenderit për sinjalizimet vertikal dhe horizontal të rrugëve, i cili ende nuk është shpallur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.