Arbëri

Materniteti me mungesë të kushteve teknike

Descriptive Text

Materniteti në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan që nga paslufta po vazhdon të përballet me një varg telashesh, derisa në këtë sektor asnjëherë nuk është investuar në pajisje për punë, madje mungon edhe stafi profesional për kryerje të lindjeve.

Gjatë vitit 2017 në këtë maternitet janë kryer vetëm pesë lindje, të cilat ishin raste urgjente, sepse në të kundërtën të gjitha rastet për lindje dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjendje e rëndë e kushteve teknike do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, derisa Komuna e Lipjanit, pikërisht Drejtoria e shëndetësisë nuk ka paraparë asnjë projekt kapital për maternitetin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.