Arbëri

Gjermanët të interesuar për të investuar në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësues të delegacionit gjerman të cilët ishin të interesuar për investime në Komunën e Drenasit dhe mënyrat e të bërit biznes, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim, Lladrovci, ka treguar mundësitë dhe përparësitë që ofron territori i Komunës së Drenasit për bërjen e biznesit, sidomos në Parkun e Biznesit.

“Lladrovci njoftoi të pranishmit për mundësitë e të bërit biznes në Drenas dhe ka ftuar bizneset gjermane që të vijnë për të investuar. Ai ka siguruar ata se do të krijojë lehtësira së bashku me gjithë stafin komunal që të jenë në shërbimin e tyre”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ndërsa përfaqësuesit e kompanive gjermane kanë shprehur interesimin e tyre për të sjellë investime në Drenas.

“Heint Stoppe, konsulent për mundësit promovuese të bërit biznes, i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit të biznesit gjerman, Bern Karwiese dhe nga bashkatdhetari ynë që jeton e vepron në Gjermani, Blerim Dervari, janë shprehur të kënaqur më mundësit që ofron Komuna e Drenasit për të investuar ne këtë pjesë. Çështje më interes që u bisedua në këtë takim, ishte edhe riciklimi i mbeturinave, mjedisi dhe tregu i punës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.