Arbëri

Vetëvendosje ankohet për diskriminim në Obiliq

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Obiliqit, e cila ishte e thirrur që. ndër të tjera. të zgjidheshin edhe komitetet obligative, të cilat sipas ligjit duhet të përfaqësojnë të gjitha grupet parlamentare, filloi me diskriminimin dhe anashkalimin e Vetëvendosjes, thekson kjo Lëvizje nga kjo komunë.

Ndërsa në Komitetin për politikë dhe financa u arrit përfaqësimi i të gjitha partive politike, u refuzua kategorikisht përfaqësimi i Vetëvendosjes reagimi i VV. Gjithashtu në Komitetin për komunitete të gjitha partitë politike u përfaqësuan me anëtarët e tyre, por u refuzua anëtari i V.

Kryetari i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Aziz Bici, tentoi disa herë të arsyetoj nevojën e përfaqësimit dhe shkeljet ligjore që kryesuesi i Kuvendit Komunal po i bënte, por ai vazhdimisht u injorua. Gjithashtu Bici kërkoi diskutim në lidhje me pikën e rendit të ditës, ku kryetari i Komunës do të emëronte nënkryetarin për komunitete nga radhët e pakicës serbe. Kur Bici kërkoi shpjegim për këtë, meqë sipas Statutit të Komunës, nënkryetari për komunitete zgjidhet vetëm atëherë kur numri i pakicave arrin më tepër se 10% të numrit total të banorëve, kërkesa nuk u hodh fare në diskutim. Sipas statistikave, në komunën e Obiliqit janë më pakë se 9% popullsi joshumicë.