Arbëri

Ferizaj me Këshill konsultativ të ekspertëve për zgjidhjen e kaosit urban

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të urbanizmit me ç’rast ka formuar edhe një Këshill të ekspertëve që do të merren kryesisht me punë të urbanizmit.

Sipas drejtorit Aliu, ky Këshill përbëhet nga 12 anëtarë dhe do të merret me çështjet urbanistike.

Aliu ka sqaruar se ky hap për formimin e këtij këshilli është ndërmarrë duke parë gjendjen e qytetit në aspektin e urbanizmit.

U bë e ditur se ky Këshill do të mblidhet sa herë që është nevojë dhe do të diskutojë për secilin problem veç e veç. Në këtë këshillë janë të angazhuar arkitekt, gjeodetë, ekspertë të hidros, inxhinierë etj.

{gallery}