Arbëri

Haradinaj alarmon për borxhet e mëdha të komunave

Kryeministri Ramush Haradinaj të martën ka vizituar Ferizajn. Në takim me autoritetet komunale ka diskutuar për mbështetjen dhe borxhet e trashëguara nga qeverisja paraprake.

Në këtë kontekst Haradinaj ka thënë se në borxhe të mëdha janë futur një varg komunash të Kosovës, derisa qeverisjet e kaluara me një buxhet prej 10 mijë eurosh kanë kontraktuar projekte në vlerë prej 5 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

“Biseduam me kryetarin e Komunës së Ferizajt për të gjitha projektet të cilat janë me kapacitet të Komunës, por edhe për obligimet e kaluara të kësaj komune e që ato janë të larta dhe të pa mbuluesë, si rezultat i tyre tashti është një gjendje e rëndë e marrëdhënieve midis komunës dhe operatorëve ekonomikë.Janë disa projekte të cilat do t’i trajtojmë së bashku, sepse në të kaluarën nuk është bërë një planifikim i mirë as me prona”, ka thënë Haradinaj...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.