Arbëri

Lladrovci falënderon Tërnavën që nga Drenasi askush nuk shkoi në luftëra të huaja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, për të biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, ka njoftuar komuna e Drenasit.

Sipas njoftimit, Lladrovci ka falënderuar Tërnavën për bashkëpunimin, “sidomos në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, ku falë këtij bashkëpunimi asnjë nga qytetarët e Komunës së Drenasit nuk është i involvuar në konflikte në Lindjen e Mesme”.

Në anën tjetër, theksohet se Tërnava ka falënderuar Lladrovcin për realizimin e projektit për shërbimin e varrimit për qytetarët e Drenasit.