Arbëri

Këshilli kërkon nga ish-punëtorët të mos heqin dorë nga aksionet

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare (KQMDPSHA) nga Hani i Elezit, nëpërmjet një komunikate për media kanë kërkuar nga ish-punëtorët e Çimentores-Sallonitit-Lepencit-dhe Silcaporit, të mos bien në lajthitje dhe të mos manipulohen nga disa oferta të AKP-së, të cilët po tentojnë t’i shpërblejnë ish-punëtorët me nga 3 paga për t’u larguar nga aksionet e tyre të këtyre ndërmarrjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Plot 7 vjet ju kam njoftuar në protesta, në gazeta, dhe në te gjitha mediumet e lajmeve, në televizionet ma të dëgjuara të Kosovës, që mos u mashtroheni punëtorë të fabrikave tona dhe bini pre e manipulatorëve, të AKP-AL,që me duart tuaja, po i firmosni nënshkrimet, për marrjen e 3-deri 7 paga, dhe po e nënshkruani kapitullimin, apo ma shkurt “Likuidimin” e aksioneve dhe dëmshpërblimin e juaj apo qoftë të prindërve të juaj”, thuhet në komunikatën e KQMDPSHA. Sipas tyre, me ligj legal vendorë dhe as ndërkombëtarë nuk i takon asnjë punëtori t’i merr nga 3 apo 7 paga derisa kuptohet se me dhunën e policës janë larguan nga vendet e punesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)