Zëvendësministri Grainca edhe këshilltar i kryetarit të Ferizajt Foto: Koha

Zëvendësministri Grainca edhe këshilltar i kryetarit të Ferizajt

22 janar 2018 09:03

Subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë akuzuar të dielën kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, për konflikt interesi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, emërimi i zëvendësministrit për zhvillim ekonomik, Mustafë Grainca, në pozitën e këshilltarit dhe koordinatorit për ekonomi përbën shkelje ligjore.

Balton Dërguti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se kryetari i Komunës, Agim Aliu, gradualisht po i sistemon nëpër pozita të ndryshme të pakënaqurit e PDK-së, të cilët kanë pasur ambicie të vazhdueshme për të qenë drejtor në Komunën e Ferizajt. Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe me emërimin e Graincës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme