Arbëri

LDK-ja, në kërkim të partnerëve për kryesuesin e Kuvendit

Descriptive Text

Istog, 19 janar –Kuvendi Komunal i Istogut është inauguruar para 2 jave në përbërje të re. Por kryesuesi i Kuvendit ende nuk është zgjedhur. Subjekti fitues i zgjedhjeve lokale në këtë komunë, LDK, me 11 këshilltarë në Kuvend nuk e ka shumicën e vendeve dhe për të krijuar shumicën prej 27 këshilltarësh, i duhen edhe 3 për përzgjedhjen e sigurt të kryesuesit.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, beson se javën e ardhshme e thërret seancën e KK-së për të përzgjedhur kryesuesin.

“Ende nuk e kam shumicën, po të shohim”, thotë Rugova. Me subjektet e tjera politike të përfaqësuara në KK ai thotë se nuk ka folur ende, por se sipas tij, do të flasë me to për mundësinë e krijimit të një koalicioni. Rugova duket se nuk është i interesuar të krijojë shumicën në KK me 3 këshilltarët e komunitetit serb që janë në Kuvendin e Istogut, njëri nga Lista Serbe dhe dy të tjerë të pavarur. “Jam i interesuar për një koalicion më të gjerë”, tregon ai synimet që i ka, më të cilat nëse i arrin do të thyente bllokun opozitar të krijuar para rivotimit për kryetar të kësaj komune...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.