Dënohen me mëditje zyrtarët që s`e respektuan orarin e punës

Dënohen me mëditje zyrtarët që s`e respektuan orarin e punës

19 janar 2018 13:34

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit ka dënuar disa zyrtarë komunalë me heqje mëditjesh, shkaku i mosrespektimit të orarit të punës.

Zëdhënësja e Komunës, Bukurie Zejnullahu-Jashari, nuk ka dhënë numër, porse ka thënë se ndaj disa zyrtarëve komunalë tashmë është aplikuar kjo masë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kryetari i Komunës në mbledhjen e fundit të bordit ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive të ndryshme të jenë më korrekt në mënyrë që secili punëtor i tyre të jetë i saktë në detyrën e vet, madje duhet ta respektojë orarin e punës në përpikëri. Për të gjithë ata që nuk e kanë respektuar orarin e punës gjatë këtyre ditëve, janë marrë të gjitha masat e duhura. Zyrtarët janë duke u monitoruar edhe për përdorim të rrjetit social “Facebook” ,“Youtube” etj, gjatë orarit të punës, sepse kjo qasje është e ndaluar edhe nga niveli qendror. Për mosrespektim të orarit të punës do të ndëshkohen edhe zyrtarët e institucioneve të tjera përcjellëse, të cilat menaxhohen nga Komuna”, ka thënë Zejnullahu.

Sipas tij, Komuna tashmë ka ngritur nivelin e disiplinës edhe për duhanpirësit, të cilët nëse e shkelin ligjin antiduhan mund të ndëshkohen me gjoba mjaft të larta e të papërballueshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme