Arbëri

Era e furishme shkakton dëme në rrjetin elektrik

Descriptive Text

Gjatë natës së kaluar e deri në mesditë të ditës së enjte Peja me rrethinë, përfshirë edhe Komunën e Istogut, është goditur nga erëra goxha të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme kryesisht në rrjetin elektrik.

Gani Krasniqi, shef i sektorit për emergjenca civile në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, tregoi për KD-në se bazuar në informacionin që kanë nga qendra e thirrjeve, nuk janë raportuar dëme serioze, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk ka dëme të mëdha e serioze, në përjashtim të infrastrukturës së rrymës elektrike, pasi ankesat kryesore nga qytetarët janë për mungesë të rrymës elektrike në disa lokacione”, thotë Krasniqi, pa treguar se në cilat lokacione mungon rryma për shkak të dëmtimeve që ka shkaktuar era në rrjetin elektrik. Gjatë ditës, siç tha ai, i ka dërguar në terren edhe inspektorët për të bërë vlerësimin e dëmeve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.