GIZ-i ndihmon projektin e hartave zonale në Lipjan

GIZ-i ndihmon projektin e hartave zonale në Lipjan

18 janar 2018 14:32

Komuna e Lipjanit për herë të parë ka nisur përgatitjet e hartave zonale nëpërmjet një bashkëpunimi me GIZ-in gjerman.

Zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë bërë të ditur se këto harta parashohin se ku do të ketë ndërtime të institucioneve arsimore, shëndetësore, ndërtime të banesave kolektive, ndërtime të rrugëve, dhe gjithçka që lidhet me Drejtorinë e Planifikimit, Urbanizmit, Mjedisit dhe Mbrojtjes.

Këto institucione në bashkëpunim kanë mbajtur takimin e parë informues, në të cilin është diskutuar për realizimin e këtij projekti, për bazën e të dhënave hapësinore si dokument për zhvillimin e përgjithshëm të procesit të hartimit dhe implementimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme