Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit në dorë të opozitës

Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit në dorë të opozitës

18 janar 2018 12:33

Partia fituese për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar (LDK) nuk e ka shumicën edhe në Kuvendin Komunal.

Nga 35 këshilltarë komunalë sa i ka KK-ja, LDK-ja i ka 15. Deri tashti kjo parti zyrtarisht e ka bërë vetëm një koalicion paszgjedhor me Partinë e Drejtësisë. Kjo e fundit e ka vetëm 1 këshilltar komunal, që i bie se pozita i ka 16 vende në KK. Komuna e Podujevës është ndër të vetmet që nuk e ka zgjedhur ende kryesuesin e KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë duhen së paku 18 vota. KD-ja ka kërkuar përgjigje (nga 15 janari) nga Komuna e Podujevës për mosthirrjen e seancës për të zgjedhur kryesuesin, nëse i kanë numrat dhe po ashtu për koalicionet që mund t’i kenë bërë pos atij me PD-në. Por zyrtarët komunalë të vetmen përgjigje që e kanë dhënë është se seanca për zgjedhjen e kryesuesit është caktuar për të enjten...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme