Bie numri i nxënësve që braktisin shkollimin në Dukagjin

Bie numri i nxënësve që braktisin shkollimin në Dukagjin

18 janar 2018 11:30

Braktisja e shkollës nga fëmijët e komunitetit RAE (romë, ashkalinj dhe egjiptian) në shkollat e Pejës nuk është më e theksuar si vitet e kaluara.

Besim Avdimetaj, drejtor i Arsimit në Pejë, e vlerëson të mirë gjendjen aktuale të ndjekjes së mësimit nga nxënësit e këtyre 3 komuniteteve. “Braktisja e mësimit prej tyre është zvogëluar pasi vetëdija e familjeve është rritur pak për dërgimin e fëmijëve në shkollë nga këto komunitete”, thotë Avdimetaj, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe ai numër i vogël i braktisjes që po ndodh ende, sipas drejtorit të Arsimit, është sezonal. “Disa prej tyre dimrit vijnë këtu e në pranverë ikin prapë në ato kampe në Mal të Zi. Por, në përgjithësi braktisja e mësimit nga nxënësit e këtyre 3 komuniteteve ka rënë. Për shembull para tre vjetëve vetëm në shkollën fillore ‘Xhemajl Kada’ në Pejë e kanë braktisur shkollën 120 nxënës, derisa tashti janë rreth 30 nxënës që shkojnë e vijnë”, thotë Avdimetaj...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme