Uzurpatorët e pronave shoqërore në Gjilan kërkojnë t`i blejnë ato Foto: Koha

Uzurpatorët e pronave shoqërore në Gjilan kërkojnë t`i blejnë ato

17 janar 2018 09:38

Statistikat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) flasin për 120 shtëpi banimi të ndërtuara në pronë shoqërore në rajonin e Gjilanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

AKP-ja është zotuar se do t’i trajtojë të gjitha këto ndërtime ilegale dhe se do të kërkojë bashkëpunim edhe nga komunat për këtë çështje. Kurse qytetarët të cilët kanë ndërtuar shtëpi në pronat shoqërore tash i janë drejtuar AKP-së duke parashtruar kërkesa për blerje të tokës përmes negocimit direkt.

Në adresë të AKP-së deri tani janë parashtruar 319 kërkesa për blerje të pronës përmes negocimit. Yll Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, deklaron se nga 319 kërkesa të parashtruara 171 janë shqyrtuar, kurse në procedurë të shqyrtimit janë edhe 148 kërkesa të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme